“U tha, u bë”, Rama përshëndet marrëveshjen e arritur me Italinë për lejet e drejtimit

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka përshëndetur miratimin mes shteteve Shqipëri-Itali, për njohjen e patentave. Nëpërmjet një statusi në llogarinë e tij në Facebook, Rama tha se sfida e radhës është të njihen pensionet mes dy vendeve, duke premtuar se kjo do të ndodhë shumë shpejt.

Marrëceshja u arrit sot nga ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka bashkë me ministrin Italian, Luigi Di Maio. Ky i fundit, gjatë fjalës së tij foli dhe për zgjedhjet e 25 prillit, ku theksoi se procesi i zgjedhjeve duhet të zhvillohet në mënyrë sa më demokratike.

Postimi i Ramës:

U tha u bë

Nga sot lejet e drejtimit të shqiptarëve njihen si dokument zyrtar në Itali

Tani hapi tjetër i domosdoshëm është njohja e pensioneve mes dy vendeve, që me angazhimin serioz të të dy qeverive nuk do të vonojë

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *