Procesi i votimit për zgjedhjet e kryetarit të degës në Malësinë e Madhe u anulua pasi një prej kandidatëve thye dhe dogji disa fletë votimi, pasi prentendoi se kishte vërenjtur disa parregullsi.
Komisioni i Rithemelimit ka dhënë versionin zyrtar për këtë anulimin e zgjedhjeve në këtë qytet.
Në një njoftim për mediat, “Rithemelimi” thotë se ka kërkuar anulimin e zgjedhjeve në Degën e Malësisë së Madhe, me arsyetimin se do të verifikohen të gjitha faktet që çuan në prishjen e procesit të votimit.
NJOFTIM
PËR SITUATËN E KRIJUAR NË PROCESIN ZGJEDHOR TË DEGËS MALËSI E MADHE
Komisioni i Organizimit dhe Monitorimit të Operacioneve Elektorale, është vënë në dijeni të ngjarjeve të rënda që kanë ndodhur sot, gjatë procesit të votimit për kryetar të degës, në degën Malësi e Madhe të Partisë Demokratike.
Ndërkohë që Komisioni ka vendosur anulimin e zgjedhjeve në degën PD Malësinë e Madhe, ai është në procesin e mbledhjes dhe verifikimit të të gjitha fakteve dhe ndodhive që çuan në prishjen e procesit të votimit për të cilat do të shprehet me një vendim zyrtar.
Komisioni vlerëson se integriteti, transparenca si dhe vota e lirë e anëtarëve është primare në këtë proces të rëndësishëm të rithemelimit të Partisë Demokratike.