U tradhtuan nga plani i tyre/ Në pamundësi për t’i vjedhur autorët shkrumbojnë 2 makinat (Shkaku)

Makinat e djegura dy ditë më parë në Vlorë me targa greke janë tentuar të vidhen. 2 automjetet një Benz dhe një Furgon u tentuan të grabiten nga dy persona të maskuar me kapele dhe maska në lagjen 15 tetori.

Bëhet me dije se kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur shtetasit kanë shkuar për të vjedhur makinat, por kanë dështuar. Sakaq, një prej makinave nuk ndizej si shkak i baterisë së shkarkuar ndërsa tjetra nuk hapej. Ne pamundësi për t’i vjedhur dy autorët i kanë spërkatur me benzinë e dhe u kanë vënë flakën.

Autorët janë filmuar nga dy kamerat e sigurisë në hyrje të lagjes “Karabash” . Ndërkohë policia po vijon hetimin për zbërthimin e lëvizjes së autorëve dhe për të bërë të mundur identifikimin e fytyrave.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *