MEKSIKË– Qeveria meksikane hodhi në lotarinë kombëtare shtëpinë e përdorur nga ‘El Chapo’, i njohur ndryshe si ‘Zoti i Drogës’, Joaquin Guzman.
Lotaria u zhvillua me 15 dhe vetëm 1 natë më parë është zbuluar fituesi fatlum i shtëpisë së “El Chapo”-s dhe Amado Carrillo Fuentes, “Zoti i qiejve”, ish -kreu i Kartelit Juarez.
Vila e vendosur në Sinaloa, me vlerë 187,000 dollarë, ka dy dhoma gjumi, dhomë ndenjeje, dhomë ngrënie, garazh dhe një kopsht. Prona është pjesë e ikjes legjendare të Guzmán, kur ai shmangu arrestimin në shkurt 2014 duke ikur përmes një tuneli sekret nëntokësor.
Ndërsa shtëpia e ish-kokës së kartelit Juarez, e cila u sekuestrua më shumë se 20 vjet më parë, ka një pishinë të brendshme, nëntë dhoma gjumi, xhakuzi, sauna dhe dhomën për festat. Ajo ishte ankanduar në vitin 2020 për 49.7 milion peso meksikane (rreth 2.5 milion dollarë) , por shitja nuk u realizua.
Në hedhjen e lotarisë të mbajtur në Meksikë City, u shitën gjithsej 22 prona, shumë prej të cilave i përkisnin krimit të organizuar. Emrat e fatlumëve nuk janë bërë publikë, për arsye sigurie.