Tre anëtarë të një familjeje në Tiranë, janë vënë në prangat e policisë. Arrestimi ka ardhur pas ngjarjes së ndodhur një ditë më parë, kur i moshuari u vetëplagos me armën e tij të gjahut.
Pas rastit policia ka ushtruar kontroll në banesën e tij, ku kanë gjetur armën, e cila ishte pa leje. Si pasojë në pranga kanë rënë dhe dy familjarët e tij për moskallëzim krimi.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasit H. Xh., 66 vjeç, N. Xh., 26 vjeç, dhe F. Xh., 53 vjeçe, të tre banues në Tiranë. Shtetasi H. Xh., ditën e djeshme, është vetëplagosur me armë zjarri në banesë. Gjatë kontrollit në banesën e të moshuarit , shërbimet e Policisë, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit që dyshohet se është përdorur për ngjarjen, të cilën shtetasi H. Xh. e mbante pa leje, ndërsa shtetasit N. Xh. dhe F. Xh., nuk kanë kallëzuar krimin”, thuhet në komunikatën e policisë.