Është tërhequr nga morgu trupi i Aldi Ramës. 21-vjeçari i cili vrau nënkomisarin Saimir Hoxha dhe më pas veten do të varroset nesër në Durrës. Për ceremoninë mortore do të kujdeset e ëma.
Aldi Rama u rritur nga prindër të divorcuar teksa dy ditë më parë vrau nënkomisarin Hoxha pasi ky i fundit i kërkoi në Kune Vain dokumentet e identifikimit. Ai e qëlloi në qafë dhe gjoks, teksa pas 4 orësh në arrati qëlloi dhe veten.
21-vjeçari ndërroi jetë ditën e djeshme në spitalin e Traumës duke mos i mbijetuar dot plagëve të marra në kokë.
/Priza.al/