Kuvendi i Shqipërisë ka votuar gjatë ditës së sotme, ndryshimet në qeveri.
Ndërkohë pas votimit , Zv/kryeministrja Belinda Balluku dhe ministrja për Shtetin që do mbajë edhe detyrën e kryenegociatores Majlinda Dhuka, u betuan para Presidentit te Republikës Bajram Begaj.
Në seancën e sotme nuk munguan debatet , diskutimet akuzat nga ana e opozitës, drejtuar mazhorancës, kjo pas rrëzimit të kërkesës për debat për ndryshimet në qeveri.
Por në emër të mazhorancës, kreu grupit të PS Taulant Balla tha se për ndryshimet e pjesshme te qeverise nuk ka pasur asnjëherë debat parlamentar.