U vra më 2 tetor të vitit 2019, sa vite burg kërkon prokuroria për mikun e Eri Zefit

Prokuroria e Lezhës ka kërkuar dënim me 30 vite burg për Mikel (Gjovalin) Alinë, pasi akuzohet se nxori në pritë të mikun e tij të fëmijërisë, Eri Zefi. Mësohet se konkluzionet përfundimtare janë nxjerrë nga Prokurori Erjon Shehaj. Ky i fundit e ka depozituar kërkesën në duart e Gjykatës, e cila pritet të marrë vendimin.

Vrasja mendohet të jetë kryer nga dy persona të tjerë, që ende nuk janë identifikuar edhe pas hetimeve. I vetmi person që mund t’i vendosë ata para drejtësisë është Aliaj, por ai nuk ka pranuar që të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë.

Më 2 tetor të vitit 2019, 34-vjeçari Eri Zefi u gjet i vdekur në një kanal në fshatin Zall-Xhuxhë të Mirditës. Hetimet zbuluan se krimi erdhi si pasojë e hakmarrjes, pasi vëllai i viktimës Eri Zefi, Ndue Zefi vrau mëngjesin e 24 shkurtit në qytetin e Durrësit, fqinjin e tij, Martin Ndreca. Ky i fundit i kishte ofenduar njerëzit e familjes.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *