U vra mizorisht nga 21-vjeçari, oficeri Saimir Hoxha kishte shkuar t’i arrestonte shokun i cili…

Një pistë e re ka dalë në dritë nga ekzekutimi i oficerit të krimeve në Lezhë, Saimir Hoxha. Mësohet se autori Aldo Rama dyshohet se shoqërohej me Xhuljo Vokrrin, i cili më datë 17 shtator ka plagosur me armë zjarri shtetasin Paolo Bushi.

Ditën e sotme, Policia kishte shkuar për t’i dhënë fund arratisë së Xhuljo Vokrrit, mirëpo kanë hasur në një rezistencë të shokut të tij, 21 vjeçarit Aldo Rama, sipas burimeve nga Policia.

Nuk është ende e qartë si ka ndodhur përplasja mes policit dhe autorit të ngjarjes, por ky i fundit ka qëlluar me një plumb në zemër 44 vjecarin me detyrë oficer i krimeve.

Plumbi ishte fatal për oficerin e policisë, i cili është baba i dy fëmijëve. Ndërkohë forcat RENEA dhe FNSH kanë rrethuar zonën ku ndodhi krimi si edhe një vilë 3 katëshe ku dyshohet se fshihet autori.

Autori mendohet se është ende i aramatosur dhe refuzon të dorëzohet, ndërkohë snajperë janë pozicionuar rreth vilës ku dyshohet se fshihet. Nje helikopter patrullon në zonë, ndërkohe kontrollet vazhdojnë dhe me dron.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *