Shpërthimi tritoli në Sarandë/ Hoteli në pronësi të Pajtim Yzeirit, të cilit që ju pre koka në Spanjë

Mbrëmjen e së dielës u vendos një sasi eksplozivi në një hotel në Sarandë, ky i fundit në pronësi të Yzeirit. Kujtojmë se ky shtetas është vrarë në vitin 2001 në Spanjë, ku është gjetur me kokë të prerë.

Ndërkohë, shpërthimi ka ndodhur rreth orës 21:45 në katin e parë në hotel “Dea” në zonën turistike të Kanalit të Çukës.

Ku për pasojë pati vetëm dëme materiale. Aktualisht, hoteli është në pronësi të familjarëve të Yzeirit, ndërkohë që prej disa kohësh ishte dhënë me qira.

 

Sakaq, policia po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, si dhe identifikimin e autorëve.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *