Janë zbardhur detaje të tjera nga masakra me tre të vrarë në Fushë Krujë mesditën e të dielës, ku u ekzekutuan me breshëri plumbash tre të rinjtë Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Dikler Vata.
U zbardh itinerari i lëvizjes së viktimave para se të ekzekutoheshin me mbi 90 plumba e të digjeshin me lëndë djegëse brenda makinës.
Gjithashtu u mësua se Martinaj e ka takuar në rrugë Besmir Hoxhën dhe i ka kërkuar që ta shoqërojë deri te servisi, në zonën e Tapizës, ku kishte çuar një makinë për ta riparuar.
Mësohet se Besmir Hoxha është baba i një fëmije të vogël 2 vjeç, ndërsa e ka gruan shtatzënë në pritje të fëmijës së dytë. Hetuesit dyshojnë se dikush brenda Fushë Kuqes e ka tradhtuar Brilant Martinajn, sepse ka pasur informacion që udhëtonte atë ditë me makinën e Besmir Hoxhës, që nuk ishte e blinduar.