Disa detaje të reja janë zbardhur nga vdekja e Shaban Cenit, punëtori i kompanisë së pastrimit që humbi rreth një javë më parë teksa po vajoste kompresorët e makinerisë.
Për ngjarjen e rëndë kanë folur kolegët e punës, të cilët kanë shpjeguar se i ndjeri është tërhequr nga ingranazhet e kanë tërhequr në brendësi të kazanit të kompresori dhe si pasojë ka dëmtuar dorë.
Ata janë shprehur se makineria ishte e bllokuar dhe ai po tentonte ta rregullonte, në momentin që ka tërhequr levën makineria e ka dëmtuar rëndë.
Shaban Cena humbi jetën në spital për shkak të plagëve të marra.
Familjarët e tij kanë treguar se atij i duheshin vetëm 4 muaj që të dilte në pension dhe kishte vite që punonte në atë kompani. Nga burimet e policisë është bërë me dije se ngjarja ka ndodhur në kampin MEK, në Manzë.