Një ngjarje e rëndë tronditi Hollywood-in dy ditë më parë, ku kineastja Halyna Hutchins u vra aksidentalisht gjatë xhirimeve të një filmi në SHBA.
Prindërit e 42-vjeçares, Antoly dhe Olga janë të tronditur nga ngjarja e rëndë. Ata për shkak të situatës së pandemisë nuk kanë udhëtuar dot në SHBA, ndonëse po bëjnë të gjitha përpjekjet për të realizuar udhëtimin.
Një mikesha e kineastes së ndjerë tha për “The Sun” se prindërit kanë kërkuar të mësojnë se si qëndron e vërteta, ndërsa janë shprehur se nëse dikush ka bërë një gabim ai do të duhet të paguajë.
“Familja është e pikëlluar, por në të njëjtën kohë ata kërkojnë një përgjigje. Nëse dikush ka bërë një gabim, atëherë ai do të duhet të paguajë”, është shprehur ajo.
Gjithashtu një nga shoqet e saj të kolegjit, tha se Halyna Hutchins ishte një grua, një shoqe dhe një nënë e mrekullueshme.
“Ajo ishte fantastike në punën e saj dhe pasi la Universitetin e Kievit u transferua në Shtetet e Bashkuara. Ishte ëndrra e saj të jetonte të Amerikë dhe të realizonte filma”, ka thënë mikesha e saj.
/Priza.al/