Personi që shihni në foto më poshtë është 37-vjeçarja Migena Sinani, e cila u vra nga kunati i saj Roland Sinani në orët e para të mëngjesit të sotëm.
43-vjeçari e ka qëlluar nusen e vëllait të tij me një plumb në gjoks, teksa nëna e dy fëmijëve flinte në shtrat me të bijën 2 vjeçe.
Më pas Roland Sinani ka vrarë edhe veten në oborrin e banesës së prindërve të tij. Dyshimet janë se ai vuante nga depresioni dhe ishte me mjekim.