Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e biznesmenit Rushdi Hoxha. Policia ka bërë me dije se Hoxha është vrarë që ditën që është rrëmbyer pra me 20 tetor.
Si pasojë trupi i të ndjerit është dekompozuar.
Ai ishte i mbuluar me dhe e zhavorr në momentin që policia ka arritur në vendngjarje.Kërkimet e efektivëve bënë që sot të gjendej xhupi i Hoxhës me gjakun e biznesmenit dhe përmes erës së tij qentë arritën të gjenin trupin e pajetë.
Në trupin e Hoxhës është gjetur një vrime pas koke të shkaktuar nga të shtënat me armë zjarri. Kufoma është në duart e Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe po nënshtrohet analizave përkatëse. Për ngjarjen në fjalë është vënë në pranga Ferdinant Rrushi, i cili dyshohet se ka gisht në vrasjen e Hoxhës.
/Priza.al/