U vra sot në Shkodër, i moshuari është arrestuar në vitin 2011 për armë dhe drogë

Viktima e atentatit të sotëm Lulash Qepuri, banues në fshatin “Hot i Ri”, Komuna Rrethina, të rrethit Shkodër rezulton emër i njohur për policinë.

Në tetor 2011 ai u arrestua nga policia pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet policore në lokalin dhe në banesën e tij ngjitur me lokalin, janë gjetur dhe sekuestruar armë zjarri, municione luftarake si dhe fara të bimës narkotike kanabis sativa.

Policia ka sekuestruar 1 armë zjarri Automatik mod.56, 1 armë zjarri tip Revolver shtatëshe, 262 copë fishekë të modeleve të ndryshme, fitila zjarr përcjellës, 111 copë kapsolla detonatorë, si dhe një qese prej 55 gram me fara të bimëve narkotike kanabis sativa.

Në lidhje me këtë ngjarje u kryen të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale dhe materialet në ngarkim të shtetasit Lulash Qepuri, i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale të “Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake” dhe “Mbajtja të lëndëve narkotike”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *