U vra teksa priste djalin e saj të dilte nga shkolla, arrestohet vrasësi i shqiptares në Itali

Policia italiane ka ndaluar këtë të enjte personin i cili dyshohet se ka goditur me thikë 37 vjeçaren me origjinë shqiptare, Brunilda Halla në Vittoria provincë e Raguzës.

Shtetësia Brunilda është qëllua me thikë para shtëpisë së saj dhe me forcat e fundit arriti të futet deri brenda shtëpisë. Kur ndihma mbërriti, ajo pothuajse kishte dhënë shpirt. Në fakt edhe pse mjekët e ndihmës së shpejtë u munduan ta mbanin në jetë ajo vdiq vetëm pak minuta më pas.

Sulmi ndodhi në via Firenze. Sipas asaj që ka dalë deri më tani, në atë moment ka qenë në punë bashkëshorti i gruas, i cili është marrë në pyetje nga karabinierët.

Sakaq, është vënë në pranga edhe autori i këtij krimi të rëndë. Vrasësi i dyshuar u identifikua falë kamerave që rrethonin zonën. Urdhëri i arrestit është lëshuar gjatë natës, shkruan media italiane Tgcom. I dyshuari e ka pranuar se është autori i vrasjes dhe sipas të dhënave të para, goditja me thikë e 37 vjeçares shqiptare ishte një veprim i momentit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *