U vra tragjikisht në krye të detyrës/ Nisin homazhet për Saimir Hoxhën, miq dhe kolegë i japin lamtumirën e fundit

Në pallatin e Kongreseve kanë nisur këtë mesditë homazhet në nder të nënkomisarit të policisë së Lezhës të vrarë një ditë më parë në krye të detyrës, Saimir Hoxha.

Kolegë miq dhe familjarë pritet t’i japin lamtumirën e fundit oficerit të policisë i cili u vra nga 21-vjeçari Aldi Rama pas një operacionin për asgjësimin e lëndëve narkotike në zonën e Kune-Vain në Lezhë.

Homazhet në nder të policit të vrarë do të vijojnë deri në orën 15:00. Në to do të marrin pjesë edhe presidenti Ilir Meta dhe figura të tjera të politikës.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *