Konflikti për pronën mori dy jetë ditën e sotme në Tiranë. Ka qenë Arsen Muskurti që ka vrarë me armë zjarri vëllain e tij Dritan Muskurti dhe bashkëshorten e tij Nora Muskurti.
Nora Muskurturti kishte ndërhyrë për të shuar sherrin mes vëllezërve. Po ashtu sherri i nisur prej vitesh kishte përfshirë edhe familjarë të tjerë.
Banorë të zonës që i njohin pasi autori dhe viktimat i kishin banesat afër, dhe fqinj të viktimave dhe autorit kanë thënë që konfliktet mes dy vëllezërve kanë qenë të njohur prej kohësh.