Liz Truss, kryeministrja e Britanisë së Madhe ka dhënë dorëheqjen këtë të enjte.
Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Liz Truss dha dorëheqjen nga posti, pas vetëm 45 ditësh në detyrë.
Ajo tha se nuk mund të vazhdonte në detyrë për shkak se nuk mund të zbatonte premtimet me të cilat u zgjodh në këtë detyrë nga partia e saj.
Deputetët konservatorë i kërkuan Truss të largohet pasi qeveria e saj ishte përfshirë nga trazirat politike, pas heqjes së shumicës së politikave të saj ekonomike. Dorëheqja e saj vjen pasi një ministre kyç dha dorëheqjen dhe deputetët konservatorë u rebeluan në një votim kaotik parlamentar.
Truss u zgjodh nga anëtarësia konservatore në shtator por, ajo humbi autoritetin pas një sërë kthesash.