U zgjodh kryetar i grupit parlamentar/ Bardhi: Vendi ende vakant, Tabaku po mendohet

Kryetar i grupit parlamentar në PD, Gazment Bardhi u pyet në ‘Opinion’ se çfarë do të ndodhë me kryetarin dhe nëse do ta marri Jorida Tabaku këtë detyrë, sipas statutit. Bardhi tha se tashmë përfshirë edhe zonjën Tabaku është duke u kryer një proces konsultimi.

Pjesë nga intervista:

Moderatori: Kush është kryetari?

Bardhi: Momentalisht është vakant, sipas statutit PD ka vetëm një nënkryetar në detyrë që është Jorida Tabaku.

Moderatori: Përse nuk e ushtron zonja Tabaku?

Bardhi: Së bashku me zonjën Tabaku gjatë kësaj periudhe kemi qenë në një proces konsultimi brenda kryesisë dhe grupit parlamentar.

Moderatori: Cila ka qenë biseda juja?

Bardhi: Është një proces konsultimi me secilin prej kolegëve për të gjetur zgjidhjen më të mirë.

Moderatori: Sa do vazhdojë ky konsultim?

Tabaku: Bëhet fjalë për 3 apo 4 ditë nga momenti që zoti Alibeaj ka dhënë dorëheqjen dhe zonja Tabaku po merr kohën e saj. Kam këtë bisedë me të nëse do duhet të zbatohet neni 46 i statutit apo jo.

Gazment Bardhi është zgjedhur kryetar i grupit parlamentar të grupit të Vulës që mban siglën, vulën dhe logon e Partisë Demokratike. Grupi u mblodh sot pas dorëheqjes së Enkelejd Alibeajt dhe ka propozuar zgjedhjen e deputetit Gazment Bardhi si Kryetar të Grupit Parlamentar.

Deputetët që kanë votuar pro kryesimit të grupit nga Gazment Bardhi janë: Jorida Tabaku; Orjola Pampuri; Arbi Agalliu; Dhurata Çupi; Kreshnik Çollaku; Saimir Korreshi; Lulzim Basha; Dashnor Sula; Gazment Bardhi; Lefter Geshtenja; Zheni Gjergji; Qani Xhafa; Helidon Bushati; Orjela Nebiaj; Ramadan Likaj; Xhelal Mziut; Flamur Hoxha; Eralda Bano dhe Bledion Nallbati.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *