Pas votimit të fshehtë nga anëtarët e Këshillit Konbëtar, Edi Paloka u zgjodh kryetari i ri.
Mënjëherë pasi u zgjodh kryetar, në një prononcim për mediat Paloka ka njoftuar se ditën e nesërme Komisioni i Rithemelimit të PD do të organizojë protesta në të gjithë vendin për rastin e vetëvrasjes së 28-vjeçarit në Komisaritatin e Kavajës.
Paloka: Një tjetër vendim i rëndësishëm është që nesër në gjithë Shqipërinë me organizimin e PD do ketë një protestë në heshtje për aktin e rëndë që ndodhi në Kavajë./Priza.al