U zgjodh në krye të Parlamentit të Shqipërisë, reagon për herë të parë Lindita Nikolla: Emocion i veçantë

Lindita Nikolla ka reaguar për herë të parë pasi kryeministri Edi Rama e zgjodhi në krye të Kuvendit të Shqipërisë. Në një prononcim nga Pallati i Kongreseve për mediet, Lindita Nikolla është shfaqur e emocionuar.

“Jam e përgatitur. Jemi të përgatitur për të bërë më të mirën e mundshme për një debat jetik. Është një emocion i veçantë.

Ajo shprehet se do të punojë për të krijuar klimë pozitive dhe hapësira për opozitën në Kuvend.

‘’Do punoj me përkushtim për respektimin e rregullores, për krijimin e një klime pozitive në Parlament, për krijimin e hapësirave për opozitën. E mbushur me përgjegjshmëri për të përmbushur pritshmëritë e kryetarit të PS për zgjedhjen time.’’- tha Nikolla.

“Kthimi është në ambientin e demokracinë, jam e përgatitur. Për të monitoruar punën e qeverisë. Është një emocion i veçantë nuk kam si e fsheh, kam gjithë përgjegjshmërinë maksimale për ta përmbushur. Kam çfarë mësoj nga Ruçi dhe nga të tjerë”, është shprehur Nikolla.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *