Çfarë po ndodh me PD-në?/ U zgjodh si deputet por Ferdinand Xhaferaj jep dorëheqjen! Ja kush emërohet kreu i ri

Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferaj jep dorëheqjen nga drejtimi i degës së demokratëve në Durrës. Dorëheqja e tij vjen pas zgjedhjes së Xhaferrajt si deputet. Sipas statutit të PD-së, ata të cilët marrin mandatin e deputetit nuk mund të jenë kryetar dege.

Mësohet se Luan Hoti do të jetë kryetari i ri i PD-së në Durrës.

Sipas burimeve nga PD, Xhaferaj ka dorëzuar dorëheqjen që në muajin korrik, kjo në bazë të rregullores e cila përcakton se cilido kryetar dege që kandidon për deputet, s’mund të ushtrojë më funksionin e kryetarit të degës, teksa është firmosur tani nga kreu i PD.

Whatsapp Image 2021 12 02 At 17.20.28

Hoti është emëruar në këtë detyrë deri në zgjedhjen e kryetarit të ri të demokratëve në Durrës duke zëvendësuar kështu deputetin Ferdinand Xhaferaj .

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *