U bë kohë e gjatë që moderatorja, Luana Vjollca nuk është pjesë e ekranit me ndonjë projekt televiziv.
Edhe pse nga fansat e saj kjo periudhë është konsideruar si një pushim në fakt ditëve të fundit Luana ka bërë bujë të madhe dhe është përfolur shumë në median rozë.
Profili i saj në Instagrami me më shumë se dy milion ndjekës pësoi një ndryshim dhe u dyshua se llogaria e saj ishte ‘hackuar’ pasi çdo postim dhe fotografi nuk ekziston më përfshirë edhe fotografia e profilit.
Sakaq, vetë ajo nuk ka bërë ndonjë reagim për të sqaruar se çfarë kishte ndodhur por një fotografi e hedhur në InstaStory të dielën bëri që fansat të mendojmë se mos prezantuesja shqiptare po përgatit për diçka të re.
Në fotografinë në fjalë, Luana shfaqi vetëm buzët e saj dhe një pjesë të dorës.
Edhe pse duket si diçka normale, për të gjithë të apasionuarit pas tatuazheve, e dinë mjaft mirë kuptimin që ky tatuazh mbart.
“Semicolon tattoo” siç njihet globalisht, përfaqëson betejat e shëndetit mendor dhe rëndësinë e parandalimit të vetëvrasjeve. Çdo person, i cili ka një tatuazh të tillë në trup, nënkupton që ka kaluar një situatë të vështirë, e cila e ka çuar të mendojë vetëvrasjen, ose dikush i cili ka ndjeshmëri të thellë ndaj kësaj kauze dhe solidarizohet me të përmes këtij simboli.
Kjo padyshim ka shqetësuar të gjithë fansat e saj, me atë se çfarë po ndodh, por dyshimet janë se nuk ka të bëjë direkt me të por me ndonjë kauzë që ajo ka ndërmarrë.
Disa pamje që Telegrafi ka siguruar, Luana shihet në një veturë por në sy bie fytyra e saj me shenja dhune dhe këtu duket se merr kuptim e gjithë gjëja, pasi po të kthehemi pas për të gjithë ata që e kanë ndjekur me vëmendje intervistën e saj të fundit, Luana ka sqaruar se po punon në një projekt personal që ka të bëjë me femrat.
Këtë enigmë e plotëson edhe një sondazh i hedhur së fundmi në faqen e saj të ‘Facebook-ut’ ku ajo pyet ndjekësit e shumtë se ‘’Cila është fjala më bullizuese që ju kanë thënë?’’.