Një trup i pajetë që përputhet me përshkrimin e vajzës së zhdukur, Gabby Petito është gjetur në një park kombëtar në shtetin amerikan Wyoming.
“Siç mund ta imagjinojë çdo prind, kjo është një periudhë tepër e vështirë për familjen e viktimës,” tha agjenti i FBI Charles Jones për mediat.
FBI tha se ndërsa ekzaminimet mjeko -ligjore ende nuk kanë konfirmuar 100% se mbetjet njerëzore ishin ato të zonjës Petito, ato ishin në përputhje me përshkrimin e saj.
Pas njoftimit të djeshëm, babai i Petitos, Joseph, ndau një foto të vajzvs së tij në rrjetet sociale. Ajo shfaqet duke qëndruar para një grafiti me krahë engjëlli dhe me shkrimin “ajo preku botën’.
?#GABBYPETITO she touched the world. pic.twitter.com/DukH7UCTPo
— joseph petito (@josephpetito) September 19, 2021
Petito, 22 vjeç, ishte duke vizituar Parkun Kombëtar Grand Teton me të fejuarin e saj, Brian Laundrie, kur u zhduk. Laundrie u shpall i dyshuari kryesor në këtë rast, por nuk u akuzua për ndonjë krim. Ai nuk pranoi të fliste me policinë dhe u zhduk disa ditë më vonë. Laundrie dhe Petito ishin nisur në një udhëtim kampi në vend në korrik, duke dokumentuar aventurat e tyre në mediat sociale. Por më 1 shtator, pas një muaji udhëtimi, Laundrie u kthye në shtëpi në Florida me furgonin e tyre të bardhë dhe pa Petiton. Familja e saj raportoi se ajo ishte zhdukur 10 ditë më vonë.
Dy javë para se Petito të zhdukej, më 12 gusht, policia në qytetin jugor të Jutas, Moab, u thirr për një incident të mundshëm të dhunës në familje që përfshinte çiftin. Policia publikoi pamjet e kamerës së trupit të cilat tregonin Petiton duke qarë dhe duke u ankuar për shëndetin e saj mendor tek oficerët. Ajo gjithashtu tha se çifti po grindej më shpesh.
Burimi:CNN/Përshtati:Priza.al/