U zhgënjye nga “Kënga Magjike”, Ardit Gjebrea zbulon arsyen

Pas mbarimit të festivalit “Kënga Magjike”, moderatori Ardit Gjebrea ka habitur me deklaratën e tij në duke u shprehur i zhgënjyer në lidhje me këngët e reja.

Ai tha se festivali u spostua pikërisht sepse në muajin dhjetor këngëtarët ishin prezantuar vetëm me balada, dhe se priste më shumë diversitet.

Sipas Gjebreas, festivali duhet të ketë më shumë këngë që mund të ktheheshin në hite me ritmin e tyre këtë verë.

“Në mbi 172 këngë nga kategoria New Artist, 82% e tyre ishin balada. Një nga motivet pse e spostuam festivalin është se duke qenë në Dhjetor pjesa më e madhe ishin balada, për të nxitur hitet e verës, thamë të sillnim pak më shumë ritëm dhe kur erdhën këngën dhe u mblodhën për t’u dëgjuar së bashku me kominisionin seleksionues dhe kur pamë se 82% e tyre ishin balada, nuk mund ta fsheh dëshpërimin tim si producent sepse prisja diçka tjetër që nuk më erdhi.

Pyetja ime është mos vallë me baladë mund të fitosh festival? Apo ne ende vuajmë shpirtërisht?  Mua më dhemb muzika dhe dua që lumi të jetë i rrëmbyeshëm, dua Vjosën, Osumin dhe jo Bunën. E dua dhe lumin e Bunës pafund të që lundroj mbi të, por e dua ta bëj dhe kanotazhin mbi atë lumin e rrjedhshëm që më mungon në këtë festival,”- tha Ardit Gjebrea.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *