Një grua afgane, ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë mbrëmë në Romë. Lajmi është bërë i ditur nga kryetarja e bashkisë së Rajonit të Lazios, Nicola Zingaretti.
“Lajm i mirë nga San Filippo Neri. Lindi vajza e parë e një qytetareje afgane që iku nga Kabuli, të cilën e takova disa ditë më parë kur po vizitoja një qendër pritëse të murgeshave Karmelite – shkroi ajo në Twitter.
Pas lindjes, nëna donte të falënderonte stafin shëndetësor për ndihmën dhe mikpritjen.
“Edhe pse në klinikë shohim shumë situata të vështira, kjo është një përvojë që të ndryshon jetën” tha gjinekologia Laura Anelli.
Rikujtojmë që shumë afganë kanë braktisur vendin e tyre pas pushtimit të talebanëve.
/Priza.al/