U zunë me thikë për pronën, humb jetën 60-vjeçari

Një 60-vjeçar i cili u godit me thikë pas një sherri për pronat, mësohet se ka ndërruar jetë në spital. Ilir Ruca, i cili u plagos me thikë ditën e sotme në Gjirokastër, nuk ka mundur t’i mbijetonte plagëve, ndërsa ndërroi jetë në spital.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 13:10, në lagjen “Pazari i Vjetër”, ku Ruca u konfliktua për motive pronësie me 57-vjeçarin me inicialet A. N.

Fillimisht ata janë konfliktuar verbalisht me njëri-tjetrin, ndërsa më pas 57-vjeçari ka marrë thikën dhe ka goditur 60-vjeçarin.

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *