Janë të shumtë njerëzit që ëndërrojnë të shëtisin të gjithë botën në një udhëtim të vetëm që mund t’i binte planetit kryq e tërthor. Shumë njerëz kurajoz dhe pak aventurier e kanë bërë një gjë të tillë, por tani ka edhe mundësi më komode për ta realizuar një gjë të tillë.
Eh, natyrisht duke pasur ca para…
Një paketë 9-mujore lundrimi e ofruar nga “Royal Caribbean”, e mundëson një gjë të tillë dhe sipas kompanisë, ai do të jetë “lundrimi më i gjatë dhe më gjithëpërfshirës global”, sipas njoftimit të saj.
Udhëtimi do të zgjasë 274 ditë dhe çmimi fillestar për pasagjer është 61,000 dollarë. Anija e lundrimit do të niset nga Miami, SHBA, dhe do të vizitojë më shumë se 150 destinacione në 65 vende.
Destinacionet në të gjitha kontinentet përfshijnë nga Casablanca në Marok, deri në Australi dhe Antarktidë. Ai gjithashtu do të përfshijë Brazilin, ku udhëtarët do të kenë mundësinë të shohin statujën e Krishtit në natën e Vitit të Ri, si dhe Pekinin.
Udhëtimi do të fillojë më 10 dhjetor 2023 në Miami dhe do të kthehet atje më 10 shtator 2024. Anija e lundrimit, e quajtur “Cantada of the Seas”, përfshin një fushë mini golfi, pishinë, SPA, etj., dhe ka një kapacitet prej 2500 pasagjerësh dhe më shumë se 800 anëtarë të ekuipazhit.
Çmimi fillestar është 61,000 dollarë për një dhomë teke dhe për një dhomë me ballkon çmimi fillon nga 79,000 dollarë për person.
Për akomodimin në suitën e vogël, kostoja rritet në 112,000 dollarë për person. Sipas njoftimit të “Royal Caribbean”, ata pasagjerë që paguajnë shumën e plotë deri më 6 janar 2023, do të kenë 10% zbritje.
/Priza.al/