“Udhëtime të largëta”/ Ja si do të ndikojë Afërdita në Luan te të gjitha shenjat e horoskopit

Argëtim pafund, gëzim dhe ngrohtësi ju fal Afërdita që do ndodhet në shenjën optimiste dhe krijuese të Luanit, që nga data 27 qershor dhe do të qëndrojë në këtë shenjë deri në 22 korrik shkruan astrologu.al.

Ndikimi i kalimit të Afërditës dhe shenjat e zodiakut:

DASHI

Natyra adventuriere dhe pasionante vjen në sipërfaqje falë Afërditës në shtëpinë tuaj të pestë diellore, të dashurisë dhe fëmijëve. Këtë periudhë do ndjeni më shumë nevojën për shumë adventura dhe argëtim pafund, doni të dilni jashtë, të hapni krahët tuaj. Nëse keni tashmë një lidhje, pasioni dhe tërheqja midis jush do shpërblehen, ndërkohë nuk përjashtohet të dëshironi ta zyrtarizoni apo të keni me partnerin tuaj, fëmijën tuaj të parë. Nëse bëni pjesë tek beqarët, mundësitë erotike shumfishohen dhe përcillnji një siguri, një vetbesim që tërheq ekzistenca interesante. Seksualiteti juaj është i lartë dhe mbrëmjet tuaja marrin kuptim, pasion dhe flakë.

DEMI

Jeni optimist dhe të lumtur në shtëpinë tuaj dhe familjen tuaj pasi Afërdita në shtëpinë tuaj të katërt diellore, të shtëpisë dhe të familjes, ju ofron mbështetje dhe caste të lumtura. Kështu bëhet fjalë për një periudhë, gjatë së cilës do keni mundësinë ti kushtoni më shumë kohë shtëpisë dhe familjes tuaj, të rinovoni apo të ndryshoni estetikisht hapësirën tuaj, akoma dhe të zhvendoseni. Në përgjithësi cështjet e pasurisë së paluajtshme vijnë në plan të parë, ndërkohë ekzistojnë mundësi të larta dhe për ndryshime në përditshmërinë apo në hapësirën e punës tuaj. Në cdo rast, ndiheni më mirë me veten tuaj dhe arrini të merrni kohë për momente privat, që ju ofrojnë relaks dhe qetësi.

BINJAKET

Afërdita në shtëpinë tuaj të tretë komunikuese diellore, rrit aftësitë tuaja të lindura të dipllomacisë dhe komunikimit, gjeni fjalët e duhura në momentin e duhur, jeni të gatshëm të kundërpërgjigjeni në njohje të reja. Mund të udhëtoni pak më shumë se zakonisht këto javëve apo të merrni ndihmë nga të afërm. Jeni më shumë energjik, doni të argëtoheni më shumë dhe të dilni nga rutina juaj, duke shkuar një udhëtim të afërt për të shijuar ajër të freskët. Shfaqni idetë dhe talentet tuaja komunikuese, ndoshta akoma vendosni të shfaqni një projektin tuaj krijues apo idetë tuaja në mjetet informuese. Propozimet dhe mendimi juaj nuk do kalojnë të pa vëna re nga të tjerët,

GAFORRJA

Përmirësohet situata juaj ekonomke, bëni plane të reja ekonomike për të ardhmen falë Afërditës në shtëpinë tuaj të dytë diellore, të parave. Mund të merrni një cek bujar apo një dhuratë të bukur dhe cmuar, ndoshta nga dikush që ju do dhe ju mbështet. Jeni më shumë lehtësi të shpenzoni para për argëtim dhe për kënaqësi personale, ndërkohë nëse kishit një marrveshje ekonomike ndër mend, tani do e shihni të zhvillohet. Përderisa i përket pjesës sentimentale, duket se perëndesha e dashurisë ju fal qëndrueshmëri dhe përskeptivë në lidhjet tuaja.

LUANI

Natyra juaj argëtuese dhe e lumtur vjen në sipërfaqje, jeni të hapur në eksperienca të reja erotike falë Afërditës në shenjën tuaj krijuese dhe pasionante. Hapet një rrugë e re në dashuri, ndiheni optimist, gëzoni dashurinë dhe jetën. Mund të prisni gjithcka të rrjedhë sipas dëshirave dhe preferencave tuaja, ndiheni me fat, si të jeni vetëm, ose në lidhje. Nëse keni patur probleme në lidhjen tuaj, sjellja juaj bujare dhe korrekte, ju ndihmon të afroheni më tepër me partnerin tuaj, gjërat do jenë shumë më të lehta për ju. Nëse jeni vetëm, ka mundësi të njihni ndonjë person që do ju zgjojë shpirtin tuaj argëtues dhe lumtur. Kini kujdes vetëm datat e rrezikshme në fillim të artikullit.

VIRGJERESHA

Rrugëtimi Afërditës në shenjën e Luanit deri dhe në 22 Korrik, aktivizon shtëpinë tuaj të 12 diellore dhe inaguron një periudhë, gjatë se cilës do doni të bëni një kthesë drejt vetes, një meditim që do lidhet me jetën tuaj personale. Koha që do keni për veten tuaj rritet dhe do doni ta shprenzoni për relaskim dhe shplodhje, brenda arratisjesh apo aktivitetesh argëtuese, që ju kënaqin. Paralelisht, ndoshta keni më shumë nevojë për vecim dhe seleksionim, për të sqaruar brenda vetes ndjenjat tuaja të vërteta dhe dëshirat tuaja të vërteta. Mund të ndjeni gjithashtu zhgënjim nga disa persona që morën pa dhënë. Nëse jeni në lidhje, mund të ndiheni pak cuditshëm apo akoma dhe dyshime për partnerin tuaj, duke sjellë në mëndjen tuaj disa situata të vështira të kaluarës apo duke bërë disa zbulime.

PESHORJA

Udhëheqësi juaj, Afërdita, fillon rrugëtimin e saj tek Luani, kështu që bëhet fjalë për një periudhë socializimi të theksuar, ku shokët tuaj do përbëjnë burim gëzimi dhe momentesh të lumtura, ndërkohë nuk përjashtohet të shfaqen dhe njohje erotike nëpërmjet rrethit tuaj social. Nëse keni lidhej, do dëshironi të zgjeroni rrethin tuaj me partnerin tuaj dhe të filloni aktivitete të përbashkta, që rinovojnë lidhjen tuaj. Paralelisht, qëllimet profesionale që keni patur periudhën e kaluar, vazhdojnë drejt realizimit të tyre këtë periudhë, duke ju bërë vecanërisht krijues, ndërkohë nuk përjashtohet të bëni veprimet e nevojshme për tu përfshirë në një grup të ri apo një organizatë që do ju falë akoma më shumë të mira për të ardhmen tuaj profesionale.

AKREPI

Afërdita në shtëpinë tuaj të dhjetë diellore, të punës dhe aspiratave, jep shtysë në karrierën tuaj, shihni qëllimet tuaja të mëdha të realizohen. Merrni brohoritje për një projektin tuaj krijues, keni njohjen e më të lartëve tuaj, luftoni me më shumë pasion dhe xhelozi për të patur sukses në karrierën tuaj. Do keni një mundësi të shkëlqyeshme për të përparuar në biznesin tuaj, të tërhiqni një klient të pasur apo të merrni një pozicion të ri udhëheqës. Shihni fundja me shumë optimizëm dhe shpresë rrugëtimin e kryqëzimit tuaj, vendosni qëllime të larta dhe hasni persona interesantë të cilat mund t’ju ndihmojnë të ngritjen tuaj profesionale dhe suksesin. Në fund, siklete të rëndësishme dhe problematika fillojnë më të fund të largohen nga ju.

SHIGJETARI

Natyra juaj e lindur optimiste dhe e gëzuar vjen në sipërfaqje falë Afërditës në shtëpinë tuaj të nëntë diellore, të zgjerimit dhe të udhëtimeve të largta. Këtë periudhë do doni të risillni vizionin në jetën tuaj, duke bërë plane të reja për të ardhmen tuaj. Cështje që lidhen me jashtë vëndit favorizohen vecanërisht dhe nuk përjashtohet të doni të realizoni një udhëtim për arsyje profesionale apo qetësuese. Në përgjithësi, kaloni në një fazë ku botkuptimi juaj ndryshon për më mirë, pasi shihni dhe kuptoni gjërat nga një këndvështrim më pozitiv dhe optimist. Dashuri me persona nga një kulturë të ndryshme, shtet apo dhe fe, kanë mundësi të larta të shfaqen në jetën tuaj.

BRICJAPI

Përqafoni fatin e mirë në jetën tuaj erotike dhe financat që keni së bashku me të tjerët, pasi Afërdita do lëvizë në shtëpinë tuaj të tetë seksuale dhe ekonomike. Bëhet fjalë për një periudhë, gjatë së cilës do keni mundësinë të sistemoni cështje të lëna pezull ekonomike dhe borxhe, të përparoni në një marrveshje ekonomike, të merreni me trashgimi, borxhe dhe organizata ekonomike, duke përmirësuar në c’do rast, ndjenjën e sigurisë tuaj ekonomike. Paralelisht, nëse ju shqetëson një dashuri nga e kaluara, këtë periudhë do doni ti afroheni, të korigjoni gabime dhe hapësira boshe, të fshini pishmane dhe dëshira të ndrydhyra. Gjithashtu, nëse ruani tashmë një lidhje, pasioni për partnerin tuaj do jetë akoma më i theksuar dhe shumë probleme ndoshta hynë nën qilim, nëpërmjet seksualitetet të fortë që do ekzistojë midis jush.

UJORI

Afërdita kalon në shenjën e Luanit dhe në shtëpinë e shtatë të horoskopit tuaj diellor, ku do qëndrojë deri dhe në 22 Korrik. Këtë periudhë do dëshironi të përkushtoni më shumë kohë në lidhjet tuaja ndërpersonale dhe të zëvëndësoni ndryshimet e mundshme që ekzistojnë me të tjerët. Në përgjithësi, planeti dashurisë sjell më shumë qëndrueshmëri dhe harmoni në të gjitha lidhjet tuaja, ju ndihmon të rigjallëroni sentimentalisht lidhjen tuaj erotike, të ndiheni më ngrohtë dhe romantik. Castet e këndshme erotike midis jush dhe lidhjes tuaj shtohen, ndërkohë nëse jeni beqarë, ekzistojnë mundësi për një njohje jashtzakonisht interesante, që mund të zhvillohet dhe në një lidhje të përhershme, për të ditur me siguri. Gjithashtu, pozicioni i ri i Afërditës favorizon dhe bashkpunimet tuaja profesionale, si nëpërmjet krijimin të rejave, ose me fitime nga ato ekzistente.

PESHQIT

Rrugëtimi Afërditës në shenjën e Luanit dhe në shtëpinë tuaj të gjashtë diellore deri dhe në 22 Korrik, kthen interesin tuaj në cështjet profesionale dhe përditshmërinë tuaj! Kështu që këtë periudhë, mundet tuaj zënë vënd në fushën e punës tuaj, ndërkohë paralelisht ndoshta merrni përsipër një projekt të ri krijues, që do ju sjellë shpërblimin përkatës. Paralelisht, lidhjet me kolegë përmirësohen dhe do keni mundësinë të organizoni më mirë proramin tuaj të përditshëm, për të arritur të merrni dhe kohë personale. Nga ana tjetër, do doni të merreni më shumë me situatën tuaj fizike, ose nëpërmjet palestrës ose nga përmirësimi i zakoneve tuaja ushqimore. Në fund, për shkak se shtëpia e gjashtë udhëheq shëndetin, vendosni zakone të reja më të shëndetshme në jetën tuaj dhe ndjeni më shumë fleksibilitet dhe gjallëri.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *