Udhëtimet që ja vlen të bëni për 2022-in/ Një nga këto 10 destinacione mos e lini pa vizituar këtë vit  

Shumica e njerëzve nuk i bënë pushimet e tyre të ëndrrave në vitin 2021. Por CNN ka listuar dhjetë destinacione për të vizituar në vitin 2022, edhe pse ndodhemi mes masa kufizuese të pandemisë.

Udhëtimet në 2022: 10 destinacione për të vizituar gjatë vitit

Ishulli Barduba në Karaibe

Barduba, një ishull i vogël është i bekuar me kilometra të tërë rëre të bardhë dhe rozë dhe ishte një nga vendet e preferuara për pushime të Princeshës Diana.

Udhëtimet në 2022: 10 destinacione për të vizituar gjatë vitit

Ishujt Bissagos në Guinea

I përbërë nga 88 ishuj, nga të cilët vetëm 23 janë të banuar, ky arkipelag magjik i vendosur rreth 48 kilometra larg bregut të Guinesë në Afrikën perëndimore është unik. Turistët që i vizitojnë do të shpërblehen me parqe të gjera natyrore dhe ujëra të qeta blu.

Udhëtimet në 2022: 10 destinacione për të vizituar gjatë vitit

Kepi Breton, Nova Scotia

I lidhur me kontinentin kanadez nga një rrugë e gjatë, ishulli Cape Breton është i famshëm për pamjet e tij piktoreske dhe vendet historike.

Udhëtimet në 2022: 10 destinacione për të vizituar gjatë vitit

Kili

Një rrip i gjatë e i hollë midis Oqeanit paqësor dhe maleve të Andeve, Kili është lider botëror në ekoturizëm dhe një parajsë e aventurave në natyrë.

Udhëtimet në 2022: 10 destinacione për të vizituar gjatë vitit

Kolombo, Sri Lanka

Në Kolombo destinacionet për t’u vizituar nuk janë të pakta. Shtëpia e të ndjerë Geoffrey Bawa është tashmë një minimuze, ndërsa ishulli ka edhe plazhe të mrekullueshme e ferma të mëdha çaji.

Udhëtimet në 2022: 10 destinacione për të vizituar gjatë vitit

Dijon, Francë

Dijon një nga ‘kryeqytetet’ gastronomike të Francës, një përzierje e lavdishme e shtëpive me korniza druri, pallateve madhështore të shekullit të 18-të.

Udhëtimet në 2022: 10 destinacione për të vizituar gjatë vitit

Disko Bey, Groenlandë

Balenat, ajsbergët kolosalë, një akullnajë që lëviz me shpejtësi përcaktojnë Gjirin Disko, në bregun perëndimor të Grenlandës. Qyteti me shtëpitë e tij shumëngjyrëshe, përbën një bazë të shkëlqyeshme për eksplorim. Ky fjord është një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, pjesërisht për shkak të shkëlqimit të tij mahnitës dhe pjesërisht për shkak të studimeve shkencore që janë zhvilluar këtu gjatë 250 viteve të fundit, të cilat i ndihmuan shkencëtarët të kuptojnë ndikimin e ndryshimeve klimatike.

Udhëtimet në 2022: 10 destinacione për të vizituar gjatë vitit

Parqet Kombëtare Gabon në Afrikën Qendrore

Pellgu i Kongos, nganjëherë i quajtur “mushkëria e Afrikës”, është pylli i dytë më i madh i shiut në botë. Më shumë se 10% e Gabonit, në vijën bregdetare të Atlantikut të Afrikës Qendrore, i është dhënë 13 parqeve të tij kombëtare.

Udhëtimet në 2022: 10 destinacione për të vizituar gjatë vitit

Jordani

Disa vjet më parë, qyteti antik spektakolar i Petrës i gdhendur në shkëmb i Jordanisë ishte në rrezik të bëhej viktimë e suksesit të tij, pasi industria e turizmit kërcënoi strukturat e saj delikate. Vizitorët me siguri do të kthehen në këtë perlë, por ka mundësi për të eksploruar Jordanin në mënyrë nga më të ndryshme. Thesare të tjera arkeologjike, si rrënojat e Jerash dhe Umm Kais, meritojnë të shihen.

751 Lahti Finland Stock Photos, Pictures & Royalty-Free Images - iStock

Lahti, Finlandë

Finlanda renditet rregullisht si vendi më i lumtur në botë, dhe ka shumë për të qenë të gëzuar kur bëhet fjalë për qytetin e bukur buzë liqenit të Lahtit. I ndodhur 100 kilometra në verilindje të Helsinkit, ky destinacion është i gjelbër në çdo kuptim. Qyteti i tetë më i madh i Finlandës është i mbushur me pyje, parqe dhe rezervate të bukura me shtigje të pabesueshme ecjeje dhe pika vëzhgimi.

Munga-Thirri National Park - Wikipedia

Shkretëtira Munga-Thirri-Simpson, Australi

Për ata që kanë dashur gjithmonë të përjetojnë një sfidë një herë në jetë, në Outback të Australisë, parku kombëtar më i ri, dhe tani më i madhi, i pret. Parku Kombëtar i Shkretëtirës Munga-Thirri-Simpson i Australisë Jugore mbulon 36,000 kilometra katrorë dhe përfshin pjesë të shkretëtirës së famshme Simpson, e cila shtrihet në shtetin e Queensland dhe në Territorin Verior. Ai u shpall park kombëtar në nëntor 2021.

E vetmja mënyrë për të eksploruar Parkun Kombëtar të Shkretëtirës Munga-Thirri-Simpson është me një automjet me katër rrota, i hapur, i domosdoshëm për të hyrë në rrjetin e gjerë të liqeneve playa, dunat e kuqe mahnitëse dhe kullotat e mbushura me zogj. Netët kalohen duke kampuar nën yje.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *