Një gjarpër i konsideruar si një nga më të rrezikshmit në botë ngjalli frikë kur mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar pasi udhëtoi 4,500 kilometra në një valixhe. Ai u gjend nga një gurgdhendës në një shkëmb në Indi dhe e mori me vete.
Zvarraniku helmues ishte shumë i lodhur nga udhëtimi i tij, por pavarësisht kësaj ishte shumë i trazuar dhe agresiv thanë zyrtarët e kafshëve. Një ekspert zvarranikësh e mori kafshën dhe e çoi në Spitalin e Kafshëve të egra në South Essex.
Ky lloj gjarpri i quajtur Viper është i njohur për sulmet e shpejta dhe kafshimi i tij mund të jetë helmues dhe të shkaktojë një vdekje torturuese nëse nuk trajtohet shpejt.
Viper tani është mbyllur brenda një kutie në një dhomë të mbyllur në spitalin e kafshëve të egra për të mbajtur stafin të sigurt. Sipas Britannica, shkencëtarët besojnë se ky lloj gjarpri është përgjegjëse për më shumë vdekje njerëzore sesa të gjitha llojet e tjera të gjarpërinjve.
Gjarpri është vendas në Azi dhe zakonisht gjendet në rajone të thata të Afrikës, Lindjes së Mesme, Indisë, Sri Lankës dhe Pakistanit. Ata janë gjarpërinj relativisht të vegjël me helm jashtëzakonisht të fuqishëm dhe aftësi për të bërë tinguj paralajmërues të fortë dhe të egër.
/Burimi: Mirror/ Përshtati në shqip: Priza.al/