Udhëton nëpër botë duke mbajtur djalin invalid në shpinë! Rrëfimi i australianes

Nga Havai në Bali, Jimmy Antram, për 26 vite jetë ka vizituar shumë vende të botës, por në një mënyrë të pazakontë – udhëtoi në shpinën e nënës së tij.

Niki Antram, 43-vjeçe nga Australia, prej vitesh udhëton nëpër botë së bashku me të birin Jimmy. E solli në jetë kur ishte vetëm 17-vjeçe, e së bashku udhëtuan në shumë vende të botës – Havai, Bali e shumë destinacione tjera që i vizituan në një mënyrë paksa të pazakontë.

Jimmy është një djalë me rivalitetet mendor dhe fizik. U verbua kur ishte vetëm dymuajsh, dhe tani ka nevojë për përkujdes 24/7. Kur Niki e solli në jetë, i premtoi vetes se do t’ia afrojë jetën më të mirë të mundshme – kështu i mundësoi një sërë aventurash, të gjitha i realizoi duke e bartur në shpinë.

Ajo është e vetëdijshme që bartja e Jimmy në shpinë me kalimin e kohës do t’ia vështirësojë punën. Pavarësisht që ka karrocë invalidësh, atë rrallë e përdor, e Niki ndihmon të birin që të tentoj ta bëjë hapin e parë.

“Kur planifikoj udhëtime të gjata, gjithmonë kujdesem që të kem me vete një numër të madh të pampersave, rroba e madje çarçafë. Gjithçka planifikojë para kohe dhe paralajmërojë shkuarjen tonë – duke filluar nga restorantet, hotelet e aventurat e ndryshme. Edhe pse e di që gjithçka do të jetë në rregull, më pëlqen t’i informojë për në dhe të sigurojnë që do të më kuptojnë dhe gjithçka që shkojë si është më së miri”, tha Niki.

Jimmy deri më tani ka kalëruar, rrëshqitur me sajë dhe notuar me delfinë. Ajo tashmë ka planifikuar udhëtimet e radhës në Kanada, por pandemia paksa ua ka prishur planet. Aktualisht për shkak të masave anti-COVID po qëndrojnë në Australi.

“Jam e lumtur që Jimmy ka interesim të njëjtë sikurse unë për gjëra të ndryshme. Të dyve na pëlqen natyra, uji dhe aventurat. Nga Bali deri në Havai kemi qëndruar jashtë gjatë netëve. Gjithmonë jam në kërkim të mënyrave që do t’ia bëjnë jetën më të mirë”, tha ajo.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *