Policia u ka bërë apel shoferëve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Nisur edhe nga aksidentetet e rënda të ndodhura ditët e fundit, blutë kanë intensifikuar kontrollet në terren.
Përdorimi i telefonit, shpejtësia tej normave të lejuara dhe drejtimi i mjeteve në gjendje të dehur, janë prej problematikave më të hasura edhe nga efektivët. Respektimi i këtyre rregullave do të parandalonte shumë prej aksidenteve rrugore, që fatkeqësisht kanë marrë edhe jetë njerëzish.
Njoftimi:
Policia e Shtetit apel përdoruesve të rrugës.
Udhëtoni me jetën në mendje, mos fluturoni të arrini aksidentin dhe të dëmtoni jeten dhe shëndetin tuaj e të përdoruesve të tjerë të rrugës!
Respektoni sinjalistikën rrugore, udhëtoni me shpejtësi brenda limiteve të lejuara që mbërritja në destinacion të jetë e sigurtë!
Mos drejtoni mjetin nën efektin e alkoolit apo më keq akoma, duke qenë në gjendje të dehur! Alkooli mpin trurin dhe vret jetën.
Vendosni rripin e sigurimit dhe mos përdorni celularin gjatë drejtimit të mjetit!
Në të gjitha rrugët e vendit 24/7, vijojnë kontrollet me makinat inteligjente, radarët automatikë, dronët, kamerat dhe alkool-testuesit, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.
Kontribuoni të gjithë për sigurinë rrugore
#udhëtonimejetënnëmendje
#zbatonirregullateqarkullimitrrugor
#vendosnirripinesigurimit
#respektonikëmbësorët
#STOP shpejtësisë alkoolitcelularitgjatedrejtimitteautomjetit