UEFA ‘hap thesin’, ja shpërblimet për skuadrat e Champions-it

Me kalimin e fazës së grupeve, 16 klubet e mbetura në Champions do të përfitojnë sigurisht edhe shifra më të mëdha bonusesh nga UEFA për çdo raund që do të kalojnë.

32 klubet e kualifikuara në fazën e grupeve përfituan 15.64 milionë euro nga UEFA vetëm për pjesëmarrjen në këtë fazë, të cilave iu shtuan edhe 2.8 milionë euro për çdo fitore që arritën gjatë kësaj faze dhe 930 mijë euro për çdo barazim. Me kualifikimin në fazën e 1/8-ave, ato arkëtuan edhe nga 9.6 milionë euro.

Por nëse do të arrijnë të kualifikohen në çerekfinale, shpërblimi shkon në 10.6 milionë euro, ndërsa në gjysmëfinalet rritet më tej në 12.5 milionë euro. Finalistet e këtij edicioni kanë një shpërblim prej 15.5 milionë eurosh, ndërsa fituesi i saj do të rrëmbejë edhe 4.5 milionë euro ekstra.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *