Universiteti Europian i Tiranës i është bashkuar Anëtarësisë Ndërkombëtare të agjencisë britanike QAA, për vitin 2022-2023. Pas vlerësimit pozitiv në përmbushjen e dhjetë standardeve dhe udhëzimeve për zonën europiane të arsimit të lartë, UET bëhet kështu institucioni më i ri që i bashkohet anëtarësisë ndërkombëtare të kësaj agjencie prestigjioze për vlerësimin e cilësisë, në institucionet e arsimit të lartë.
Ishte UET që zgjodhi të kalonte në një proces vlerësimi të institucionit nga një agjenci e pavarur, ndërkombëtare, përveç atyre kombëtare që kryhen periodikisht, duke certifikuar në këtë mënyrë cilësinë e institucionit në përmbushjen pa asnjë kusht të atyre që njihen si dhjetë ESG-të.
UET pat bashkëpunuar me agjencinë britanike QAA edhe në vitin 2016, e komisionuar nga qeveria shqiptar për të kryer një proces të vlerësimit institucional të të gjithë institucioneve të arsimit të lartë, publik dhe privat. Por standardet ishin ato të vendosura nga shteti shqiptar. Por për vlerësimin e kryer më 2022-shin, ky universitet zgjodhi të ballafaqohej me standardet europiane.
Si anëtar ndërkombëtar i QAA-së, UET dhe i gjithë stafi i tij akademik ka akses në faqen e burimeve të Anëtarësisë. Kushdo nga universiteti mund të regjistrohet tek siti dhe të përfitojë nga burimet dhe veprimtaritë e disponueshme.
Anëtarësia Ndërkombëtare është e hartuar për të qenë e rëndësishme për një audiencë të gjerë përfshirë ekipet e cilësisë, akademikë, informacione dhe ekipe partneriteti, si edhe përfaqësues studentorë.
Si anëtarë ndërkombëtarë të QAA-së, universitetet përfitojnë burime informative për përmirësimin e cilësisë, për zhvillimin e stafit dhe një sërë aktivitetesh, si mundësi për të mësuar nga kolegët, përmes shkëmbimit të praktikave më të mira ndërkombëtare.
Për periudhën 2022-2023 janë gjashtë sesione të Trajnimeve të Sigurimit Ndërkombëtar të Cilësisë. UET është gjithashtu i fituar në Rrjetin Ndërkombëtar të Anëtarëve, i cili ofron një forum të përhershëm që anëtarët të mblidhen së bashku për të mësuar dhe për të folur rreth zhvillimeve më të fundit në sigurimin dhe përmirësimin ndërkombëtar të cilësisë. Kjo ofron mundësi të shkëlqyer që anëtarët të krijojnë rrjetin e tyre të kontakteve.
Pas 15 vitesh që operon në treg, UET ka hedhur sytë përtej tregut lokal të arsimit të lartë, drejt ndërkombëtarizimit.
Anëtarësimi Ndërkombëtar në QAA ofron vizion, ekspertizë dhe udhëzime mbi temat që kanë rëndësi për stafin dhe studentët. Siguron gjithashtu që, universiteti i anëtarësuar të pajiset mirë për të përballuar mundësitë dhe sfidat e një mjedisi global të arsimit të lartë, që ndryshon me shpejtësi.