UFO-t ekzistojnë! E konfirmon Barack Obama

Barack Obama ka konfirmuar ekzistencën e objekteve të paidentifikuara fluturuese (UFO). Ish Presidenti amerikan shpjegoi me shaka se vendi nuk ka ekzemplarë alienësh në laboratorë, por pranoi ekzistencën e objekteve me një dizajn të pashpjegueshëm.

Ai tha se ka të dhëna dhe pamje të objekteve të paidentifikuara të cilat SHBA nuk mund t’i japi shpjegim. Duke folur në shown televiziv “The Late Show me Jasmes Cordon”, Obama pranoi se ka pasur qasje në fotografitë e shkrepura ku shfaqeshin UFO-t që ndiqeshin nga ushtria amerikane.

Ata që lëvizin me një shpejtësi të paparë dhe nuk krahasohen me asnjë mjet ushtarak të Shteteve të Bashkuara, duke theksuar se këto gjëra duhen marrë me seriozitet.

“Ajo çfarë është e vërtetë, se ekzistojnë fotografi dhe video të objekteve në qiell që nuk e dimë me saktësi se çfarë janë. Nuk mund të shpjegojmë se si lëvizin apo trajektoren e tyre. Mendoj se njerëzit duhet të marrin me seriozitet këtë çështje dhe të mundohen të hetojnë dhe të mësojnë se çfarë janë”, ka shtuar Obama.

Ai theksoi se ka qenë kurioz për programin e hulumtimit të qeverisë amerikane, sa i përket çështjes së jashtëtokësorëve në kohën kur po kandidonte për president më 2008.

Fenomeni ka magjepsur prej kohësh njerëzit në të gjithë globin, por shpesh është parë si një teori konspirative

 

[Marrë nga “Metro”/ përshtati në shqip Priza.al]

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *