Uganda do të pranojë plot 2000 refugjatë afganë që janë të detyruar të largohen nga vendi i tyre, Afganistani, pas një kërkese nga qeveria amerikane, një sojë sa edhe Shqipëria.
“BBC” shkruan se, grupi i parë prej 500 afganësh pritet të mbërrijë në Aeroportin Entebbe mbrëmjen e sotme.
Afganët do të testohen për Covid-19 para se të dërgohen në qendrat e izolimit, thotë ministrja e refugjatëve Esther Anyakun. SHBA-të do të mbulojë shpenzimet për qëndrimin e tyre.
Uganda ka një histori të gjatë të mikpritjes së refugjatëve dhe aktualisht është shtëpia e rreth 1.3 milion njerëzve që kanë ikur nga konflikte ose fatkeqësi të tjera.
Por nuk dihet nëse do të preferojnë afganët që të strehohen në këtë shtet afrikan, qoftë edhe përkohësisht.
/Priza.al/