Një grua nga Malësia e Madhe dhe djali i saj 14 vjeçar u helmuan nga uji një porositën gjatë darkës në hotel ‘Chicago’ në qytetin e Shkodrës. Të dy pinë ujë nga shishja dhe thirrën kamarierin. Ai iu ka treguar se ujin e ka marrë siç ishte shishja në arkë e pahapur dhe më pas ka pirë edhe ai për t’ju treguar se nuk kishte asnjë problem dhe uji ishte i ambalazhuar. Por pas pak sekondave edhe ai është ndjerë keq dhe të tre kanë fryrje të fytyrës hematoma e prishje të gjuhës. Ata ndodhen në spitalin e Shkodrës ku po marrin trajtim të specializuar pasi ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore
Shkak mendohet të jetë bërë prania e lëndës djegëse (acid) në shishen e ujit, pasi sipas bluzave të bardha, pacientët kishin djegie në ezofag dhe stomak. Pas përkeqësimit të gjendjes së tyre shëndetësore, nënë e bir, janë dërguar në Tiranë për ndihmë më të specializuar.
Pas analizave të kryera nga Instituti i Shëndetit Publik, rezultoi se uji dhe rubineti i lokalit kanë dalë pa baktere. Grupi hetimor, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të AKU-së, Shkodër po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.