“Ujë në djersë” nga Kuvendi, Paloka ‘thumbon’ Ramën: Ishte efekti i dozës tek ‘pjata e ngrohtë’, prandaj mohon testin e drogës!

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, edhe pse nuk ishte në seancë plenare, nuk ka nguruar që të japë mendimin e tij për djersitjen e kryeministrit Edi Rama.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Paloka shkruan se përgjigjia e vetme është droga, duke e akuzuar kryeminitrin se përdor substanca narkotike. Po ashtu, ndër të tjera demokrati shtoi se vetë Rama ka mohuar gjithmonë që të bëjë testin e drogës.

“Vrima e gjirizit, qe tapen mbrapa ja kane hequr qe te vogel neper lulishtet e Tiranes, paska jashteqitur prape sot. Sigurisht, qellimi i pare eshte te terheqi vemendjen nga vjedhja me e madhe qe po ju ben shqiptareve. Po dhe kenaqesia perverse per te fyer e poshtruar ata qe ka perballe. E ka patur kete ves qe ne rini, po atehere nuk i dilte mire se nuk kishte kush ta ruante e ku te fshihej … E sa here hante dru ai rrugeve, taksiratet i vuanin pastaj Kristaqi me Aneten ne shtepi, deri sa u detyruan ta mbyllnin tek spitali 5! Sa per pyetjen se “perse ka dale i djersitur nga seanca”, pyesni ata qe ”i ngrohin pjaten”. E dijne te gjithe ata qe i qendrojne afer psene e fjalimeve te gjata ne seancat e sikletshme ne Parlament dhe djersitjen e keputjen e menjehershme pas percartjes euforike. Eshte thjeshte efekti i vizave qe thith perpara se te hyj ne salle dhe me pas zgerlaqja, pasi i del efekti i dozes qe ka marre. Prandaj nuk ka pranuar kurre qe te futet testi i droges per deputetet ne Kuvend kur jane ngritur akuza per kete çeshtje. Kete e kemi kryeminister sot e vazhdon te sillet si sulltan qe njerzit i duken dele e ca me keq se dele”, shkruan Paloka.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *