Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialaiste Taulanz Balla i shoqëruar nga kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi pa nga afër punimet që po kryhen për rikonstruksionin e rrjetit të furnizimit me ujë të pijshëm në Njësinë Administrative Strum.
Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se projekti i ujësjellësit për fshatin Strum në Roskovec është një investim i qeverisë shqiptare dhe parashikon hapjen e një pusi të ri, ndërtimin e depos së re, shtrimin e linjave të reja të shpërndarjes së ujit e deri në vendosjen e matësave në çdo familje.
Sipas Ballës, pas përfundimit të këtij investimi banorët e zonës do të kenë ujë në çezmat e tyre 24 orë dhe me cilësi të lartë.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
Roskovec?Me kryetaren e Bashkisë Majlinda Bufi pamë nga afër punimet?që po kryhen për rikonstruksionin e rrjetit të furnizimit me ujë?të pijshëm?në Njësinë Administrative #Strum.
Projekti i ujësjellësit për fshatin #Strum, investim i qeverisë shqiptare parashikon hapjen e një pusi të ri, ndërtimin e depos së re, shtrimin e linjave të reja të shpërndarjes së ujit e deri në vendosjen e matësave në çdo familje.
Pas përfundimit të këtij investimi banorët e zonës do të kenë ujë në ? e tyre 24 orë dhe me cilësi të lartë. Premtim i mbajtur.