Ukraina bën thirrje për ndalimin e shkronjës “Z”/Gjermania e aprovon

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Tweeter”, Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba u ka bërë thirrje vendeve që të dënojnë përdorimin e simbolit “Z”, i cili përdoret në automjetet ushtarake ruse që marrin pjesë në konflikt.

Në këtë mesazh, ai tha se “mbështetja e kësaj barbarie duhet të ndalet”.

“Unë u bëj thirrje të gjitha shteteve të ndalojnë dhe dënojnë përdorimin e simbolit “Z” si një mënyrë për të mbështetur publikisht luftën e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës. “Z” nënkupton krime lufte, qytete të bombarduara, mijëra ukrainas të vrarë. Mbështetja publike për këtë barbarizëm duhet të ndalet.”

Ndërkohë, ditën e djeshme, Ministria e Brendshme e Gjermanisë duket se e aprovoi këtë kërkesë, pasi njoftoi se personat që përdorin simbolin “Z” në mbështetje të pushtimit të Rusisë mund të ndiqen penalisht./Priza.al

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *