Ditën e sotme janë shkëmbyer dhjetra të burgosur lufte ukrainas dhe rusë. Lajmin e bëri të ditur Këshilltari i Presidencës ukrainase, Andriy Yermak, i cili tha se 116 ukrainas janë kthyer në shtëpi.
Në mesin e të burgosurve të luftës ka ushtarë nga Maipipoli, rajoni i Khersonit dhe Bahmuti. Zyrtarë rusë të mbrojtjes kanë thënë se 63 ushtarë rusë janë kthyer nga Ukraina, pas ndërmjetësimit që kanë bërë Emiratet e Bashkuara Arabe.
Njoftimi për këtë këmbim është bërë teksa zyrtarët rajonalë të Ukrainës kanë raportuar se një natë më parë ka pasur bombardime ruse nga rajonin Sumoj dhe afër qytezës Mahanets, në afërsi të centralit bërthamor të Zaporizhjas.
Another big POWs swap. We managed to get back 116 of our people. Those are the defenders of Mariupol, Kherson partisans, snipers from Bakhmut vicinities, and other heroes of ours. pic.twitter.com/DQFtjPC4E6
— Andriy Yermak (@AndriyYermak) February 4, 2023