Pas votave të jurisë dhe publikut, fituese u shpall Ukraina me 631 pikë.
Pasi përfunduan performancën e tyre me këngën “Stefania”, e kënduar në gjuhën ukrainase, e cila është një homazh për nënën e Psyuk, Orkestra Kalush bënë edhe një thirrje për të ndihmuar Ukrainën.
“Ju lutem ndihmoni ukrainën dhe Marioupolin. Ndihmoni Ukrainën tani”, thanë ata në përfundim të performancës.
Pjesën dërrmuese të votave Ukraina e mori nga publiku, i cili e mbështeti atë nisur edhe prej luftës atje.
Ndërsa pikët maksimale nga juritë e shtetve ishin për Britaninë e Madhe me 283 pikë, që ndiqej nga Suedia dhe Spanja. Në vend të dytë u shpall Britania e Madhe.