Oleh Nikolenko, një zëdhënës i ministrisë, iu përgjigj pretendimit të Rusisë se nuk do të përmbushte kërkesën e Ukrainës për të tërhequr forcat e saj, pasi vetëm atëherë Kievi do të lejojë fillimin e negociatave sipas tij.
“Formula e paqes e Ukrainës mbetet e pandryshuar, një përfundim i menjëhershëm i luftës, tërheqja e të gjitha trupave ruse, rivendosja e integritetit territorial të Ukrainës, kompensimi për dëmet dhe sigurimi i garancive efektive për mospërsëritjen e agresionit”, u shpreh ai, ndërsa shtoi: Në kushte të tjera, do të jetë e pamundur të arrihet një paqe e qëndrueshme.
Sakaq, më herët ditën e sotme, ministria e jashtme ruse tha se nuk do të pranonte parakushtet e Ukrainës për bisedimet e paqes.