Më në fund në Ukrainë janë hapur 10 korridore evakuimi.
Lajmi është bërë i ditur nga zv.kryeministrja e Ukrainës Iryna Vershchuk, ditën e sotme.
Këto korridore i shërbejnë civilëve të cilët ikin nga qyteti i rrethuar i Mariupolit dhe nga rajoni i Luhanskut, i cili ka qenë prej ditësh nën bombardime intensive.
Korridoret janë:
Në rajonin lindor të Donetskut, do të hapet një korridor evakuimi nga Mariupol në Zaporizhzhia për ata që mund të përdorin transportin personal.
Në rajonin juglindor të Zaporizhzhia, korridoret janë vendosur të hapen nga Berdiansk, Tokmak, Melitopol dhe Enerhodar.
Dhe në Luhansk, korridoret e evakuimit janë vendosur të hapen nga Severodonetsk, Lysychansk, Popasna, Hirske dhe Rubizhne në Bakhmut.