Përparime të rëndësishme në bisedimet e paqes? Ukraina e mohon

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba ka thënë se negociatat e paqes me Rusinë janë të vështira dhe mohoi raportet se ishte bërë përparim në zgjidhjen e katër nga gjashtë çështjet kryesore.

Kjo vjen pasi një anëtar i ekipit negociator rus tha më herët se të dyja palët po afroheshin drejt një mirëkuptimi për çështje dytësore. Presidenti turk Tajip Erdogan u raportua gjithashtu të thoshte se ishte bërë përparim në bisedimet.

Por Kuleba tha se “nuk ka konsensus me Rusinë për katër pikat”.

“Procesi i negociatave është shumë i vështirë”, ka shkruar ai në Facebook. “Delegacioni ukrainas ka marrë një qëndrim të fortë dhe nuk heq dorë nga kërkesat e tij. Ne insistojmë, para së gjithash, për një armëpushim, garancitë e sigurisë dhe integritetin territorial të Ukrainës.”

Kuleba më vonë shkroi në Twitter se “nuk kishte ende konsensus në negociata”, duke u ankuar “Rusia i qëndron ultimatumeve”.

Ai shtoi: “Për të stimuluar një qasje më konstruktive, ne kemi nevojë për dy gjëra: më shumë sanksione dhe më shumë ndihmë ushtarake për Ukrainën”. /Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *