Rusia përgatiti operacionin special në Ukrainë “një ose dy vjet përpara pushtimit”. Kështu pohon kancelari gjerman Olaf Scholz, duke iu referuar se kishte folur në atë kohë me presidentin rus Vladimir Putin: “Unë i thashë atij shumë qartë se pranimi i Ukrainës në NATO nuk ishte në rendin e ditës as për 30 vitet e ardhshme…
Dhe e bëra qëllimisht këtë deklaratë në publik, në mënyrë që tema të mos bëhet pretekst për fillimin e një lufte”, tha Scholz