Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka akuzuar Rusinë se po përdor “terror dhe vrasje” për të arritur qëllimet e saj, pasi një i porsalindur u vra në një sulm me raketa në repartin e maternitetit të një spitali pranë Zaporizhzhia.
“Armiku ka vendosur edhe një herë që të përpiqet të realizojë përmes terrorit dhe vrasjes atë që nuk kanë arritur ta bëjnë në nëntë muaj dhe do të dështojnë”, shkroi Zelensky në Telegram.